Gjykata e Hagës dënon me vite burg Rexhep Selimin
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi për Selimin u shpall këtë të mërkurë, gjatë seancës ku Gjykata Speciale po lexon aktgjykimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij në këtë proces. Sipas gjetjeve të bëra publike gjatë shpalljes së vendimit, gjykata tha se Selimi kishte inkurajuar dhe kishte marrë pjesë në kryerjen e krimeve.
Me vendimin e sotëm, Selimi dënohet me 13 vite burgim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



