E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e la në arrest shtëpie kuksianin
Lajme

Gjykata e la në arrest shtëpie kuksianin

Regjistroi si vajzën e tij një fëmijë që nuk ekzistonte për të marrë pension

Më datë 28 qershor u arrestua 57-vjeçari Xhevit Sopaj, pasi 21 vite më parë regjistroi si vajzën e tij një fëmijë që s’ekzistonte, dhe më pas falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës së atëhershme.

Ndërkohë Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për kuksianin i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Caktimi i masës së sigurisë “arrest shtëpie” erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Kukës, teksa janë proceduar penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

HIistoria e denjë për rekorde Guinness apo skenarë filmash. 

Një familje me 6 anëtarë krijoi edhe fëmijën e shtatë për të përfituar më tepër ndihmë ekonomike. 

Ky fëmijë që s’lindi kurrë u pagua nga shteti për 19 vite, ndërsa babai fiktiv Xhevit Sopaj  arrestuar nga policia por gjykata e la sot  në arret shtëpie.

Pikërisht përfitimi i padrejtë i ndihmës ekonomike nga shteti  çoi në pranga  57-vjeçarin  në qytetin e Kukësit.

Nën operacionin e Koduar “Regjistri” krimi ekonomik në Kukës ka zbuluar aktivitetin kriminal të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin.

Ky përfitim ishte ndihma ekonomike që familja Sopaj merrte nga shteti si një familje me shumë fëmijë. 

Ai arriti duke falsifikuar kartela lindje në maternitet e më pas në gjendjen civile që në vitin 2002 ekzaktësisht më 13 nëntor 2002 të bëhet me fëmijën e tretë dhe vajzën e tij Ariola Sopaj.

Ariola s’ka lindur kurrë kanë zbuluar hetimet e krimit ekonomik në policinë e Kukësit. 

Kur do duhet ti festonte 19-vjetorin vajzës së tij të tretë e cila ekzistonte vetëm në letra dhe s’kishte bërë kurrë një ID apo pasaportë, Xhavit Sopaj po nëpërmjet falsifikimit vendosi të çregjistroj atë duke e shpallur të vdekur.

Shpallja e vdekur e Ariolës e cila s’lindi kurrë dhe s’ka një varr fizik është bërë pasi Xhavit Sopaj ka nisur punë roje në Ujësjellës Kanalizime Kukës dhe s’mund të merrte edhe pagën edhe ndihmën ekonomike nga shteti.

Xhavit Sopaj ka edhe dy fëmijë të tjerë natyral me bashkëshorten e tij dhe në total dy djem e dy vajza, ndërsa hetimi i kësaj skemë ka zbuluar se janë të përfshirë punonjës të gjendjes civile ndër vite dhe mjek.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.