Gjykata e Lartë e lë Florenc Çapjan në burg
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.
Ndaj Çapjas, i cili u ekstradua nga Dubai më 2 maj të këtij viti, rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.
Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.
Vrasja e Gentian Beqirit u krye në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.
Në fillim të janarit të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të sekuestruara Florenc Çapjas pasi që prej vitit 2022 nisi një hetim pasuror. Nga 10 pasuri të sekuestruara, 8 janë në emër të babait dhe nënës së Florenc Çapjas, të gjitha në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, që konsiderohet si bazë e grupit të strukturuar kriminal të Çapjave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



