Gjykata e Posaçme i kthen makinën e blinduar Lul Berishës, avokati: Ishte me të gjitha dokumentat
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kthem makinën e blinduar Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit.
Sipas asaj që ka deklaruar avokati i tij Detar Hysi, për mediat, makina e blinduar e Lul Berishës ka qenë me të gjitha dokumentat e rregullta dhe Gjykata pasi është njohur me to ka vendosur zhbllokimin e mjetit.
BMW e blinduar e ish-kreut të bandës së Durrësit ishte ndër “goditjet” e para të OFL-së, ndaj personave të dënuar. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme dhe të tjera më herët, janë kthyer shpesh në qendër të diskursit publik në vend pasi akuzojnë OFL-në se vepron pa prova, dhe duke iu kthyer pas pronat apo makinat e blinduara bosëve të krimit, “certifikon” si të ligjshme pasurinë e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



