Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëlllçi, i cili është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ushtronte funksionin.
Kujtojmë që SPAK po kërkon informacione të reja për tenderë të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në RTSH.
Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorjan Matlija, ka deklaruar se zgjerimi i hetimeve është sipas tij tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



