E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Kushtetuese nesër  seancë gjyqësore për Pronësinë e TopChannel, ish aksionerët humbën në apel dhe gjykatë të lartë
Lajme

Gjykata Kushtetuese nesër seancë gjyqësore për Pronësinë e TopChannel, ish aksionerët humbën në apel dhe gjykatë të lartë

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë paraditen e të martës një ankim nga ish aksionerët e TopChannel, shtetasit Albert Sino dhe Aurel Baçi. Seanca do të jetë një shqyrtim gjyqësor në bazë dokumentash, ndërsa më herët Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore me familjen Hoxha.

Ishte Gjykata e Lartë ajo e cila me vendimin e saj njohu si pronar të ligjshëm të aksioneve të TopChannel familjen Hoxha përkatësisht Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Itan Hoxha.

Selia e TopChannel

Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore në dy shkallë të gjyqësorit në vend përfshi Gjykatën e Apelit ku më 28.6.2016 kjo gjykatë vendos në favor të familjes Hoxha e po ashtu edhe Kolegji Civil i Gjykatës së lartë që më 18.1.2023 e la në fuqi vendimin e Apelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.