E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg 6 badigardët e “Orange Club”
Lajme

Gjykata lë në burg 6 badigardët e “Orange Club”

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e “Orange Club”, të arrestuar pas konfliktit të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20 të mëngjesit, në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Sipas Policisë, Bakalli po lëvizte me automjetin e tij në zonë kur ka konstatuar një konflikt mes rojeve të sigurisë së lokalit dhe disa personave të tjerë.

Efektivi ka ndërhyrë për të ndalur përplasjen, duke u identifikuar si punonjës policie dhe duke u kërkuar personave të përfshirë që të ndalonin konfliktin.

Pas ndërhyrjes, Bakalli është goditur me grushte nga personat e përfshirë në përplasje. Sipas të dhënave të policisë, ai ka reaguar në vetëmbrojtje dhe ka njoftuar shërbimet e Policisë për situatën.

Forcat e rendit kanë mbërritur pak minuta më vonë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vendosur situatën nën kontroll.

Pas veprimeve hetimore, gjashtë persona u arrestuan, ndërsa dosja iu referua Gjykatës së Sarandës. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka vendosur që të gjashtë të qëndrojnë në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Pezullohen edhe dy policë

Ngjarja ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problem. Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra, pasi rezultoi se ushtronin aktivitetin si roje sigurie në lokal pa lejen përkatëse.

Sipas Policisë, dy efektivët nuk kishin njoftuar shërbimet për konfliktin dhe nuk kishin ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Hetimet vijojnë edhe për këtë pjesë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.