Gjykata lë në burg dy vëllezërit që vranë 71-vjeçarin për nderin e familjes
Gjykata e Tiranës ka vendosur ‘arrest me burg’ për Arsil dhe Sajmir Sherën, 20 dhe 32 vjeç, dy vëllezërit që vranë taksistin 71 vjeçar Abdulla Budlla, i cili u qëllua para 5 ditësh në Fushë-Prezë të Tiranës.
Vllezërit Arsil dhe Sajmir Sherra, 20 dhe 32 vjeç, qëlluan me kallashnikov taksisnin për nderin e familjes.
Ditën e djeshme u bë me dije se 71-vjeçari kishte një lidhje me nënën e dy të rinjëve.
Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore.
Por ajo që I ka vënë kapakun kësaj ngjarje ka qënë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



