Gjykata lë në burg narko-drejtorin Mitri, që punonte për Pëllumb Gjokën
Henrigert Mitri
Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Së bashku me avokatin e tij, nuk dhanë sqarime në gjykatë pasi kërkuan të njihen me dosjen.
Ata lajmëruan se do të apelojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.
Në bisedat në SKY EÇ, Mitri del se u linte rrugë të lirë kultivuesve të kanabisit të mbushnin parcelat.
Ai u vetëdorëzua më 11 shtator 2024, pas 4 muajve kërkim.
Mitri punonte edhe për ‘investitorin strategjik’ të Edi Ramës, Pëllumb Gjokën.
Ai kujdesej që kazinotë e tij të paligjshme të Pëllumb Gjokës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



