E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata liron  Jamarbër Malltezin
Lajme

Gjykata liron Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin.

Avokati i tij në një dalje për mediat tha se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Malltezin, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Fjala e avokatit Genc Gjokutaj:

“Siç ju njoftuam dje, gjykata shpalli vendimin duke miratuar për pjesën e zotit Berisha dhe duke ndryshuar pjesën për Jamarbër Malltezin dhe duke caktuar masën e sigurimit, atë të arrestit në shtëpi. Sigurisht kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje sepse Jamarbër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti.”

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Ndërkohë për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka ndryshim mase, detyrim me paraqitje të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.