Gjykata liron të dashurën e viktimës Hekuran Billa, u dyshua se…
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 27- vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e “Komunës së Parisit”, një vit më parë.

Togat e zeza zëvendësuan masën “Arrest në burg” me atë të “Detyrimit për paraqitje”.
Lakra u arrestua si bashkëpunëtore në krim pasi dyshohej se nxori në pritë Hekuran Billën, në atentatin ku ai mbeti i vdekur 11 qershorin e vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.
Burimet thanë se 26-vjeçarja dyshohet që ka telefonuar Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e “Komunës së Parisit”, aty ku po e prisnin vrasësit.
Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh.

Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit, dy javë pas vrasjes.
Aktualisht në qeli ndodhen Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut.
VRASJA
Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, i cili ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tjetër shqiptari atje, në vitin 2006, u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit 2020.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një qendre tregtare që ndodhet tek “Komuna e Parisit”, në Tiranë.
Billa është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip “BMW X6”, me ngjyrë të bardhë. Një javë pas ekzekutimit mafioz të 40- vjeçarit Hekuran Billa, Policia vuri në pranga një person që dyshohet se ka marrë pjesë në krim.

Ai ishte 23-vjeçari Sebastiano Mali, nipi i Prel Markut, i vrarë në vitin 2006 në Londër, ngjarje për të cilën Billa ishte dënuar nga drejtësia britanike me burgim të përjetshëm.
Ndërsa më 18 qershor, pak ditë pas vrasjes së Billës, vëllai i Prel Markut, Viktor Marku, 35 vjeç, u arrestuar në Tuz të Malit të Zi dhe menjëherë është bërë riatdhesimi i tij, duke bërë që autoritetet shqiptare ta prangosin në pikën e Hanit të Hotit.
DESHMIA E LAKRES
Pas arrestimit vitin e kaluar, Adiola Lakra, e cila u lirua dje nga qelia, dëshmoi se:
“U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin.
Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në ‘Instagram’ e më pas i bëri ftesë. E pyes se kush është dhe më tha ‘hasmi im’!
Por, më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa me pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë.
U lidhëm në nëntor të 2019, takoheshim përherë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër. Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time. Ditën e ngjarjes e lamë do të takoheshim në darkë”, ka deklaruar Lakra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



