E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata në Pensilvani vendos kundër TRUMP
Publik News

Gjykata në Pensilvani vendos kundër TRUMP

Përpjekjet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit kanë marrë edhe një goditje të shtunë. Një gjykatës federal e ka hedhur poshtë një padi gjyqësore të ngritur nga ekipi i fushatës së Trumpit, që kërkonte të shpallen të pavlefshme miliona vota me postë në shtetin e Pensilvanisë.

Pretendimet e Trumpit për parregullsi në votim ishin të pabaza, tha gjykatësi Mattheë Brann, duke shtuar se fushata e Trumpit ishte munduar që t’i zhvlerësonte 7 milionë vota. Sipas tij, argumentet e dobëta dhe akuzat e pabaza nuk mund ta arsyetonin marrjen e një vendimi të tillë.

Vendimi i hap rrugën, certifikimit të fitores së demokratit Joe Biden me 80 mijë vota më shumë. Ky i fundit projektohet të mundë kreun e Shtëpisë së Bardhë me 306 vota elektorale kundër 232, ndërsa pragu i nevojshëm për të siguruar presidencën eshtë 270 vota elektorale.

Fushata e Trump ka humbur një sërë sfidash ligjore në përpjekjen për të përmbysur rezultatin në shtetet kyce, që konsiderohen si thelbësore për shpalljen e Biden, zyrtarisht fitues.

Avokati personal i Trump, Rudi Giuliani tha në një deklaratë se do të apelonte vendimin. Të shtunën ekipi i presidentit kërkoi një tjetër rinumërim në Georgia, një ditë pasi rinumërimi me dorë, konfirmoi fitoren e Biden në shtetin tradicionalisht të kuq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.