E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Speciale e Hagës liron ish-luftëtarin e UÇK-së
Bota

Gjykata Speciale e Hagës liron ish-luftëtarin e UÇK-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dënimit për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Lajmi për lirimin e tij u bë publik fillimisht nga djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një mesazh të shkurtër dhe emocional, ai shkroi: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”, duke konfirmuar rikthimin e Shalës në Kosovë.

Pas lirimit, reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), e cila e mirëpriti ish-luftëtarin me një mesazh publik.
“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, thuhet në reagimin e organizatës.

Haxhi Shala ishte dënuar nga Dhomat e Specializuara për çështje që lidhen me pengimin e drejtësisë, ndërsa lirimi i tij shënon përfundimin e vuajtjes së dënimit dhe rikthimin pranë familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.