E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata  vendos masë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit për Sali Berishën
Lajme

Gjykata vendos masë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ende nuk dihen arsyet e vendimit të GJKKO-së ndaj Berishës, ndërsa më herët dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është ndalur ne aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga një vend i BE.

Mësohet se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, është firmosur nga prokurori i posaçëm, Arben Kraja.

Ish-kryeministri po ashtu ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00, në selinë e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.