E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi/ Ekzekutimi i Kujtim Prengës, dëshmon vajza e viktimës: Pse e vranë tim atë…
Lajme

Gjyqi/ Ekzekutimi i Kujtim Prengës, dëshmon vajza e viktimës: Pse e vranë tim atë…

Në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden lidhur me vrasjen që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede, një nga 2 vajzat e viktimës ka dëshmuar se krimi ka ndodhur nga gjakmarrja. Dëshmia e 19-vjeçares konfirmon dyshimet e prokurorisë gjermane, se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje.

Sipas dëshmisë së të resë: E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri, kur babai i vrarë i saj, teksa punonte si punonjës i sigurisë në një diskotekë kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali. Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës, dhe ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje. Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes, ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen … Kur u varros riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do merrte haku.

 Ai dhe personi i vrarë janë kushëri të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin që po zhvillohet në Verden.

Vajza, në dëshminë e saj, tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat. Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mnbrapsht nga familja e të riut të vrarë”.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Edhe pas kësaj kishin përpjekjet për të arritur pajtimin, pasi familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja.

 Por, më 9 janar 2017, babai i saj u qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.