E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi i Laert Haxhiut, avokatët kërkojnë 60 dëshmitarë
Lajme

Gjyqi i Laert Haxhiut, avokatët kërkojnë 60 dëshmitarë

Mes tyre babai i Noziyt dhe “Cllevio”

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiu po vijon me zhvillime të reja, teksa avokatët e tij kanë kërkuar thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve në gjykatë. Haxhiu po gjykohet veçmas për një seri të gjatë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

I pandehuri, i cili mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, nuk ishte i pranishëm fizikisht në seancën e fundit.

Në fokus të kërkesave të mbrojtjes është edhe episodi i shpërthimit me tritol në një biznes në Durrës, ku avokatët kanë kërkuar të dëshmojnë Bashkim Rajku dhe Cllevio, ky i fundit i ekstraduar disa muaj më parë nga Dubai.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Behar Dibra, ka kërkuar që procesi i marrjes së provave të nisë me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, rrëfimet e të cilit kanë luajtur rol kyç në zbardhjen e aktivitetit të grupit.

Ende nuk është e qartë nëse Haxhiu do të paraqitet personalisht në seancën e ardhshme, e cila është caktuar më 29 prill në orën 08:30, ku pritet edhe një ballafaqim i drejtpërdrejtë me ish-bashkëpunëtorin e tij në ambientet e GJKKO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.