E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi në Itali, Moisi Habilaj flet për Saimir Tahirin
Lajme

Gjyqi në Itali, Moisi Habilaj flet për Saimir Tahirin

Shtypi italian njoftoi sot se Prokuroria e Catania-s ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, kreun e një karteli droge Shqipëri – Italia, kushuri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu, kërkoi 12 vjet dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vjet burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

Por, media italiane specifikon se po vazhdojnë hetimet per lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri Saimir Tahiri

Media italiane bën të ditur në veçanti se “hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit dhe të gjitha pyetjeve të tyre në burgun e Bicoca, Moisi Habilaj vendosi t’u përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit për momentin nuk u bë e ditur’ ndërsa në përfundim theksohet: “Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të qeveritarëve me trafikantët vazhdojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.