E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari Bledar Abdullai habit me vendimet…shumë i pasur nga bashkëjetuesja…
Publik News

Gjyqtari Bledar Abdullai habit me vendimet…shumë i pasur nga bashkëjetuesja…

 Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballet me Vettingun.

Rivlerësimi i tij do të bëhet nga trupa gjykuese, Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe  Suela Zhegu

Kujtojmë se Abdullai disa vjet më parë është hetuar nga Ministria e Drejtësisë për përfshirje në lirimin e një të burgosuri, të dënuar për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur dhe rrëmbim personi.

Po kështu, më herët mediat kanë raportuar se ai ka hyrë edhe në një konflikt pronësie me një nga komunitet fetare në vend.

Sa i përket pasurisë, asgjë nuk çudit më, Edhe Abdullai si kolegët e tij, s’kishte se si të ishte i varfër. Për më tepër kur ka një grua që i bën 7 punë.

I kanë të zonjat dhe të zotët bashkëshortët gjyqtarët e gjyqtaret.

Mediat kanë raportuar se Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdallai, rezulton me të ardhura nga shatë punë të ndryshme, brenda dhe jashtë vitit, në sektorin provat dhe publik.

Për vitin 2016, ajo deklaron 13 049 443 lekë ose rreth 100 mijë euro të ardhura si notere në Tiranë, 3 047 836 lekë të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 94 237 lekë të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 17 100 lekë të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 73 mijë USD të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 1 350 euro të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare dhe 3 mijë euro të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE.

LEXO EDHE:  Artan Broci rritej në detyrë/ Bashkëshortja shtonte milionat

Mbetet e paqartë se si zonja në fjalë ka punuar njëherësh në dy institucione publike siç është QSUT dhe Ministria e Drejtësisë.

Gjithashtu duket e habitshme se si ajo ka punuar njëherësh në QSUT, Ministrinë e Drejtësisë, jashtë vendit, si notere në Tiranë etj.

Ndërkaq, Alma Osmanaj deklaron  apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, me vlerë 7 758 900 lekë, garazh në Tiranë me vlerë14 500 euro, makinë tip Toyota me vlerë 1 400 000 lekë dhe apartament në Golem me vlerë 50 mijë euro.

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Bledar Abdullai

Paga si gjyqtar, 1 136 590 lekë.

Pjesëmarrje në mbledhjet e Komisionit të Apelit të FSHF, 51 000 lekë.

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, 7 758 900 lekë.

Garazh në Tiranë, me sipërfaqe 20 m2, 14 500 euro,

Makinë tip Toyota, 1 400 000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 98 m2, në Golem, 50 mijë euro.

Llogari kursimi, 65 092 lekë.

Llogari kursimi, 3 451 USD.

Llogari kursimi, 1 001 euro.

Të ardhura si notere në Tiranë, 13 049 443 lekë.

Të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.

Të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.

Të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 17 100 lekë.

Të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 73 845 USD.

Të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare, 1 350 euro.

Të ardhura nga qira, 3 600 euro.

Të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE, 3 mijë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.