GJYQTARI QË RRËZOI NË GJYKATËN KUSHTETUESE BURGIMIN E PROTESTUESVE
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të protestojnë në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga përndjekja policore edhe në mungesë të lejes, vendosi Gjykata Kushtetuese në një çështje të rëndësisshme, të nisur nga dënimi i një protestuesi kundër Edi Ramës në Shkodër.
Katër vjet më parë, në mars 2017, një grup mbështetësish të rinj të opozitës protestuan në Shkodër gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama. Policia identifikoi Arvit Bushatin, një aktivist i PD-së, si organizator dhe referoi ndjekje penale për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.” Bushati u shpall fajtor dhe u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me 90 mijë lekë gjobë, një vendin që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e gjeti antikushtetues.
“Ndjehem absolutisht mirë,” tha Arvit Bushati për BIRN pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 4 maj. “Gjatë këtyre katër viteve besoj se janë me mijëra njerëzit që kanë hasur në vështirësi të tilla absurde, ku për të protestuar të duhet të marrësh leje,” shtoi ai.
Gjykata Kushtetuese iu përgjigj të mërkurën një kërkese të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila konstatoi konflikt mes nenit 262 të Kodit Penal dhe doli në konkluzionin se Kodi Penal shqiptar, duke klasifikua si kundravajtje penale protestën pa leje nga policia, shkel të drejtën kushtetuese të protestës.
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u bë nga gjyqtarët Aleks Nikolli, Lindita Hoxha dhe Selim Kryeziu, të cilët kërkuan verifikimin e konfliktit duke argumentuar se e drejta e protestës është cënuar nga togfjalëshi “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta” i nenit 262 të Kodit, pasi qytetarët nuk kanë nevojë të marrin leje për të ushtruar këtë të drejtë.
PADIA E PLOTË:
PËR GJYKATËN KUSHTETUESE!
Avokati Altin Goxhaj e quan ish-gjyqtarin e Shkodrës si HEROI I PROTESTUESVE
(QË RRËZOI NË GJYKATËN KUSHTETUESE BURGIMIN E PROTESTUESVE),

Më vonë U SHKARKUA PËR HAKMARRJE NGA VETTINGU I SOROS
Gjyqtari që çoi në Nëntor 2018 dhe rrëzoi në 5 Maj 2021 në Gjykatën Kushtetuese Nenin 262 të Kodit Penal të Dënimit të Protestuesve me burg dhe gjoba!
Por Heroi i Qytetarëve Aleks Nikolli, ishGjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër u shkarkua pa i lejuar hetim administrativ nga Vettingu i Soros pasi çoi në Gjykatën Kushtetuese Padinë që rrëzoi Nenin e Kriminalizimit të Pjesmarrjes dhe Organizimit të Protestave!!!
Padia e Gjykatësit të Apelit Shkodër Dr Aleks Nikolli iu referua dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër të disa të rinjve shkodranë pse protestuan me parrulla “RAMA IK” kur erdhi Rama në Shkodër.
Dje Gjykata Kushtetuese e zënë shah mat nga një Padi e shkëlqyer me 29 faqe që demontonte gjithë antikushtetueshmërinë e Nenit 262 të Kodit Penal i cili gjendej veç në 2 shtete në Europë: Turqi dhe Ukrainë i cili ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Sipas Nikollit “kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet aq i zakonshëm dhe i pajustifikuar sa mund ti shndërrojë këto të drejta në mjete propagande dhe demagogjie dhe vetë shoqërinë në pseudodemokratike”
Po ashtu Nikolli vërtetoi në padinë kushtetuese se ligjvënësit çuditërisht kishin “harruar” rregullisht ndër vite (përfshirë edhe në ndryshimet që bëri Soros me Reformën Soros në Drejtësi) që ky nen duhej të shfuqizohej që në momentin që Shqipëria kishte aderuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pikërisht sepse padia ishte e parrëzueshme nga Gjykata Kushtetuese, Rama u hakmorr nëpërmjet çomangës së tij të preferuar: VETTINGUT TË SOROS me të cilën e ka shndërruar Sistemin e Drejtësisë në një sistem që komandohet nga Kryegjyqtari EDvEr Rama dhe gjyqtarët i ka transformuar në nënpunës civil të Kryeministrisë!
Nikolli e ka apeluar shkarkimin e tij si antikushtetues dhe kemi besim që do ta fitojë në Gjykatën e Strasburgut.
Ne duhet ta njohim Aleks Nikollin si Qytetari Patriot që sakrifikohet për Lirinë dhe Demokracinë, të kuptojmë se balta e hedhur mbi të nga Mafia Soros dhe kanalet mediatike të Pushtetit është mënyra enveriste se si shpalleshin armiq heronjtë dhe patriotët, qytetarët dhe profesionistët sps as nuk shiten dhe as nuk blihen në dëm parimeve dhe integritetit profesional.
LIRIA DHE DEMOKRACIA NUK ËSHTË FALAS, AJO KUSHTON DHE SAKRIFICAT E QYTETARËVE PATRIOTË JANË ÇMIMI!
Dhe ne të paktën duhet ti vlerësojmë!
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
NJOFTIM
5 Maj 2021
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Gjyqtarët vërejnë se klauzola që dënon qytetarët për protestë pa leje e ka origjinën në vitin 1995 dhe daton para anëtarësimit të Shqipërisë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Jo vetëm […] jurisprudenca e GJEDNJ-së, por edhe nga shqyrtimi i legjislacioneve bashkëkohore, konstatohet se një pjesë e madhe e tyre nuk kërkojnë fare autorizim paraprak nga autoritetet shtetërore për të mbajtur një tubim apo manifestim paqësor, madje një pjesë e legjislacioneve pararojë, kanë amenduar edhe kërkesat për njoftim paraprak për zhvillimin e një kategorie të gjerë tubimesh dhe grumbullimesh publike,” shkruajnë gjyqtarët e apelit Shkodër në kërkesën e tyre.
Dorjan Matlija, avokat i të drejtave të njeriut në Tiranë, shpjegoi se Policia dhe Prokuroria përndjekin penalisht njerëzit vetëm për mungesë lejeje, pa marrë parasysh nëse nga protesta ka pasur apo jo ndonjë pasojë për rendin publik.
“Sipas Gjykatës së Strasburgut, nëse dikush nuk sjell dëme apo probleme serioze për rendin publik, nuk ka vend për dënim penal,” shpjegoi Matlija. “E tepërt për të mbajtur përgjegjësi penale për vetëm kaq”.
Edhe Gjykata e Apelit Shkodër thekson se në rastin e Bushatit, prokuroria ka mbështetur akuzën e saj vetëm në dyshimin se ai ka organizuar një protestë me 15 apo 20 anëtarë dhe se këtë protestë e ka bërë pa marrë leje paraprake, ndërsa prokuroria nuk ka argumentuar nëse rendit publik i është shkaktuar ndonjë problem nga kjo protestë.
“Prokuroria as nuk pretendon se protesta, sipas saj e organizuar nga i pandehuri …, me cilësinë e kryetarit te forumit vendor të një partie politike opozitare, ka cenuar në ndonjë formë rendin dhe qetësinë publike,” vëren gjykata.
“Gjykata e Apelit vlerëson se ndjekja penale dhe dënimi eventual penal …i një drejtuesi të një organizate opozitare politike rinore, vetëm sepse ka protestuar paqësisht ndaj vizitës së Kryeministrit të vendit, bie ndesh me nenin 11 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi nuk është e nevojshme për ngritjen e një shoqërie demokratike,” thuhet në kërkesën për shfuqizim.
Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën më 4 maj dhe vendosi shfuqizimin e paragrafit që ngarkon përgjegjësi penale për çdo pjesëmarrës në protesta pa leje.
Kuvendi i Shqipërisë ka gjashtë muaj kohë për të rishkruar këtë nen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



