E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja Fatmira Hajdari kërkon edhe një herë çekiçin e drejtësisë
Lajme

Gjyqtarja Fatmira Hajdari kërkon edhe një herë çekiçin e drejtësisë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës fshehu anullimin e vizës nga SHBA si e korruptuar. Ngriti një pallat te ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë dhe mori kredi si e pastrehë nga Ilir Meta

Gjatë kësaj vjeshte, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, do të shqyrtohet dosja e gjyqtares së Apelit, Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit.

Fatmira Hajdari u shkarkua nga drejtësia në qershor të vitit 2020, pasi kishte krijuar një pasuri me vlerë 1 milion USD me para të pista, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në mënyrë të paligjshme, si dhe kishte fshehur bllokimin e vizës amerikane si e korruptuar nga Ambasada në Tiranë. Për shkarkimin e Fatmira Hajdarit, pjesë e çetës së gjyqtarëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, shkalla e parë e Vetingut nuk ka pasur dyshimin më të vogël. Gjyqtarja u shkarkua me votë unanime.

Gjatë procesit në shkallën e parë, vëzhguesit ndërkombëtarë u habitën për mënyrat e korruptive të pasurimit të Fatmira Hajdarit, me para të pista dhe duke përvetësuar prona publike, me vendime mafioze gjykatash.

Megjithatë, Fatmira Hajdari, tre muaj pasi u shkarkua nga Komisioni i Vetingut të shkallës së parë, kërkoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të shkarkimit dhe rikthimin në detyrë. Ajo ka pretenduar se do të paraqesë prova të reja, për justifikimin e pasurisë. Prej një viti dosja e Fatmira Hajdarit po përgatitej në Kolegjin e Apelimit për gjykim. Relatore e çështjes është ish-kryeprokurorja Ina Rama, njeriu që kërkoi dënimin me burg të tre kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Ilir Metës, Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës, por që Sali Berisha i shpëtoi që të tre si bashkëpunëtorët e tij, përmes gjyqtarëve-ushtarë që kishte në Gjykatën e Lartë.

Sipas burimeve, deri më tani, Fatmira Hajdari nuk ka paraqitur asnjë provë të re për të justifikuar pasurinë, për të cilën u shkarkua nga detyra një vit më parë. Ajo e ka ankimuar vendimin thjeshtë sa për të shtyrë në kohë marrjen e formës së prerë dhe hyrjes në fuqi.

Ina Rama ka përgatitur një relacion të detajuar, ku përmes të cilit kërkon lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra, pa asnjë ndryshim.

Në krijimin e pasurisë së Fatmira Hajdarit me para të pista dhe duke përvetësuar tokë publike në zonën më të lakmueshme të Tiranës, ku ka ngritur pallatin, ka marrë pjesë e edhe Ilir Meta, i konsideruar si koka e korrupsionit në Shqipëri. Kur ishte kryeministër, Meta ka bërë një vizitë në shtëpinë e Fatmira Hajdarit, ku i ka premtuar banesë si e pastrehë, edhe pse ajo e kishte një banesë. Kështu Fatmira Hajdari ka përfituar një kredi nga shteti si e pastrehë, duke marrë një apartament. Më pas apartamentin e ka shitur, duke blerë një dyqan. Por, pasuria që fundosi Fatmira Hajdarin në Veting ishte pallati i ndërtuar tek zona e quajtur ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.