E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gledian Llatja  i jep paratë e qytetarëve nga Elbasani me tender pa garë dhe sa fondi limit
Publik News

Gledian Llatja i jep paratë e qytetarëve nga Elbasani me tender pa garë dhe sa fondi limit

Gledian Llatja është kryetari i bashkisë së Elbasanit, i cili u prezantua dikur nga partia socialiste si një nga njerëzit, që do bënte ndryshim drastik në Elbasan, por që qyteti ka mbetur siç ka qenë shumë vite më parë dhe ndryshim drastik ka bërë vetëm llogaria bankare e kryebashkiakut.

Llatja i Elbasanit, i ka mbushur xhepat plot me paratë e taksapaguesve dhe këtë e dëshmon më së miri tenderi i fundit, që nëse SPAK-u do funksiononte siç duhet, sot kryetari i Bashkisë së Elbasanit do ishte pas hekurave, bashkë me ata që e kanë kopsitur këtë tender.

Bëhet fjalë për tenderin me këtë numër reference REF-37234-07-27-2022, që ka si objekt “Hartim plane mbarështimi pyje e kullota” dhe lloji procedurës është vetëm shërbim konsulence.

Vetëm për këtë shërbim konsulence janë harxhuar më shumë se 150 milionë lekë bashkë me TVSH, shifër goxha e madhe krahasuar me shërbimin që do të ofrohet.

Por çfarë ka ndodhur në këtë tender, që vërtet nuk ka shifrat, që merr Salillari, por ka pothuajse të njëjtën skemë?

Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm bashkimi i dy kompanive XHET sh.p.k – DEJA sh.p.k, që kanë garuar me veten dhe tenderi është klasifikuar si RED FLAG, pra ka mungesë konkurrence.

Por nuk mbaron këtu. Bashkimi i kompanive ka ofruar fiks, kokërr më kokërr, sa vetë fondi limit, pra 13 691 110të reja, pa TVSH.

Nga këto dy detaje, aspak të vogla, SPAK duhet të hidhet në veprim, të marrë në zyrë Gledian Llatjan dhe të pyetet për të gjithë procedurat. A ka qenë ky një tender i paracaktuar dhe sa para ka marrë Gledian Llatja? A kërkon vërtet 150 milionë lekë pa tvsh, konsulenca për mbarështimin e pyjeve dhe kullotave?

Këto përgjigje na i jep vetëm kryebashkiaku, por jo në komentet e lajmit, por në zyrat e SPAKU-t, që mesa duket vazhdon që të jetë në gjumin letargjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.