E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Godiste nënën, arrestohet i riu nga Elbasani
Lajme

Godiste nënën, arrestohet i riu nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar.

Burime nga blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka goditur me grushte nënën H. K., 53 vjeçe 53.

“Më datë 19. 12. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi më datë 18. 12. 2018, në banesë, ka goditur me grushte nënën H. K., vjeçe 53. Neni 130/a i Kodit Penal.
Neni 130/a
Dhuna në familje
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.