E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet ‘foleja’ e prostitucionit dhe drogës, 4 të huaja në pranga
Lajme

Goditet ‘foleja’ e prostitucionit dhe drogës, 4 të huaja në pranga

Një operacion i mirëorganizuar i strukturave të rendit në Elbasan ka çuar në goditjen e një aktiviteti të dyshuar kriminal që zhvillohej brenda një objekti banimi. Aksioni, i koduar “Streha”, u finalizua pas një hetimi të thelluar me metoda proaktive, i zhvilluar nga policia lokale në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare, në një godinë 3-katëshe në lagjen “Visarjon Xhuvani” ishte ngritur një skemë e strukturuar ku, përveç ushtrimit të prostitucionit, dyshohet se shpërndaheshin edhe lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis.

Gjatë ndërhyrjes policore u arrestuan në flagrancë katër shtetase të huaja, me origjinë nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të cilat dyshohet se ishin të përfshira drejtpërdrejt në këto aktivitete. Ato u kapën brenda ambienteve të objektit, ku sipas hetimeve paraprake, ushtronin prostitucion dhe njëkohësisht shpërndanin drogë tek klientët.

Në cilësinë e provave materiale, uniformat blu sekuestruan rreth 0.5 kilogramë kanabis, 35.3 gramë kokainë, një shumë parash të konsiderueshme, armë sportive, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale.

Hetimet çuan gjithashtu në identifikimin e personit që dyshohet si organizatori i kësaj veprimtarie, një 56-vjeçar me inicialet A. T., i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Operacioni u realizua nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Trafiqeve dhe Mbështetjen Operacionale, duke synuar dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Elbasanit, e cila pritet të ndjekë më tej çështjen në rrugë ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.