Goditet rrjeti i prostitucionit me kolumbiane në Tiranë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamenti”, duke goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për këtë aktivitet kriminal. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet se shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.
Nga hetimet intensive të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë e mundur zbulimi dhe goditja e këtij rrjeti kriminal. Në pranga ranë edhe dy shtetase kolumbiane, 20 dhe 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave dhe e kishin përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit, duke jetuar aty bashkë me dy të tjera shtetase kolumbiane.
Dy shtetase të tjera kolumbiane, 21 dhe 23 vjeçe, po ashtu janë proceduar penalisht për veprën e prostitucionit.
Sipas policisë, 22-vjeçari me inicialet K.P. shfrytëzonte për prostitucion katër shtetase të huaja, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamenti”.
Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.
Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion.
Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.
Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



