E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditi Berishën me grusht, 32-vjeçari del sot para trupës gjykuese, avokatët kërkojnë shtrimin në psikiatri
Lajme

Goditi Berishën me grusht, 32-vjeçari del sot para trupës gjykuese, avokatët kërkojnë shtrimin në psikiatri

Gjykata e Apeli pritet që të marrë në shqyrtim ditën e sotme ankimimin nga avokatët e Gerti Shehut, i riu i cili  goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor.

Ditën e djeshme News24 dhe ka pasur një komunikim me avokatët e Shehut të cilët konfirmuan se kërkojnë dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se avokatët, të pyetur nëse kanë dokumente shtesë që vërtetojnë pretendimet e tyre për gjendjen shëndetësore të 32-vjecarit, janë shprehur se po i mbledhin.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.

Shehu pritet të dalë sot në orën 12:00 para trupës gjykuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.