Gonxhe rriti trefish pagesën për patentën, njerëzit dynden për të kapur çmimin e vjetër
Pasi doli dhe e përgënjeshtroi lajmin e rritjes së çmimit të kursit për marrjen e patentës, kreu i Drejtorisë së Patentave, Blendi Gonxhe, vetëm pak ditë më pas mblodhi forcat, mori fjalimin prekës nga asistentët e tij dhe përgënjeshtroi veten duke pranuar me “dhembshuri” se po, çmimi i kursit të patentës do të kushtojë plot 850 mijë lekë të vjetra.
Ky çmim padyshim që është i papërballueshëm për shumicën e qytetarëve, që kanë nxituar të mbledhin kursimet e tyre për të shkuar të aplikojnë për çmimin aktual të patentës, që është 350 mijë lekë të vjetër, për të mos e paguar më shtrenjtë kur ligji i ri të hyjë në fuqi.

Siç duket në fotot e siguruara nga redaksia jonë, në sportelet e aplikimit për kryerjen e kursit të patentës në Elbasan ka një dyndje aplikantësh, ku qindra njerëz kërkojnë të përfitojnë në këto momente para rritjes së çmimit. Kjo dyndje padyshim tregon edhe situatën që çmimi i ri i patentës është gati i papërballueshëm jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



