E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabiste me armë e lidhte njerëzit, kapet shqiptari në Itali (Emri)
Lajme

Grabiste me armë e lidhte njerëzit, kapet shqiptari në Itali (Emri)

ITALI- Gjatë ditës së sotme policia italiane ka prangosur katër persona, të cilët dyshohen se kanë kryer 7 raste vjedhjesh dhe grabitje banesash, por edhe filiale postash e ambinete lokalesh.

Siç raportojnë mediat italiane, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili së bashku me 3 të tjerët kryente vepra penale të grabitjes dhe të vjedhjes në disa zona të Italisë.

Pas hetimeve intensive, shqiptari i njohur si Përparim Lamaj dhe tre të tjerët kanë qenë protagonistë në këto aksione.  Veprat e tilla dyshohet t’i kenë kryer përgjatë dy viteve, konkretisht nga tetori i 2015 deri në tetor të 2017.

Në aktivitetin e tyre kriminal, objekt i grabitjeve ishin zyrat e postave, lokalet, madje nuk kanë munguar edhe rastet, të cilat janë shoqëruar duke lidhur pronarët e lokaleve e më pas janë grabitur para, telefona dhe sende me vlerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.