E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda
Lajme

Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda

Një argjendari e njohur tek zona e dollarit në qytetin e Shkodrës është grabitur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50, ndërkohë që autori i ngjarjes ka arritur të vjedhë rreth 300-400 mijë lekë të reja mall, në një proces që nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Ai ka përplasur me makinën qepenin e dyqanit dhe më pas ka thyer xhamat për të hyrë brenda. Ndonëse sinjali i alarmit është aktivizuar, policia nuk ka arritur ta gjejë autorin, por ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë vetëm makinën e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.