E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet autoblinda me para në Rinas. Dyshohet për një të vrarë
Lajme

Grabitet autoblinda me para në Rinas. Dyshohet për një të vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Informacionet e para flasin për një grabitje me armë.

Dyshohet se është grabitur në një automjet i blinduar, i kompanisë së “NAZERI 2000 – SECURITY”, i transportit të parave të një banke.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në terminalin e aeroportit të Rinasit.

 

Në vendngjarje  kanë shkuar forcat e rendit të cilët kanë nisur patrullimin për të gjetur autorët e kësaj grabitje.

Po ashtu burime të “Panorama” konfirmojnë se një persona ka mbetur I vrarë si pasojë e përpalsjes me grabitësit.

Dyshohet se autorët e grabitjes kanë qenë të veshur me uniforma të “hetimit tatimor”.

Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe.

Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon pa targa, dhe janë larguar drejt Rinasit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.