Grabitet dhe dhunohet kambisti në Tiranë, shumë pranë Komisariatit të Policisë
Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. Dy persona me motorr e kaska kanë grabitur një kambist, i cili kishte dy çanta me para.
Dy personat kanë ushtruar dhunë ndaj kambistit, e më pas i kanë marrë dy çantat. Ende nuk dihet sasia e lekëve që ka qenë brenda çantave. Pronari i Exchange-it ka njoftuar menjëherë policinë, por `kjo e fundit ka mbërritur me vonesë edhe pse Komisariati i Policisë ka qenë pranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



