E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e bankës brenda Hipotekës, policia gabon shënjestër
Lajme

Grabitja e bankës brenda Hipotekës, policia gabon shënjestër

Autori i grabitjes së bankës brenda Hipotekës ishte filmuar qartësisht nga kamerat e sigurisë 5 minuta para se të vinte në zbatim planin e tij.

Policia e kryeqytetit thekson se është shpallur një kërkim një person si i dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është prangosur.

Gjithashtu, burime nga uniformat blu theksojnë se është ndaluar edhe një shtetas tjetër, i cili kishte ngjashmëri me autorin e dyshuar të grabitjes së rreth 5 milionë lekëve të vjetra në një bankë të nivelit të dytë brenda Hipotekës, ku pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, specialistët e “IT” kanë mundur të dallojnë qartë fytyrën e grabitësit, kur largohet i vetëm në këmbë përmes një rrugice, në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas pamjeve ai mban në njërën dorë qesen me paratë e grabitura dhe në dorën e djathtë mban pistoletën./abcnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.