E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e exchange te “5 Maji”, policia arreston autorin
Flash

Grabitja e exchange te “5 Maji”, policia arreston autorin

Policia ka arrestuar personin që dyshohet se kreu grabitjen e një pike këmbimi valutor mëngjesin e së enjtes në zonën e Rruga 5 Maji në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në një pikë exchange që funksionon brenda një qendre tregtare në këtë zonë. Sipas burimeve policore, autori hyri në ambientet e biznesit dhe, duke kërcënuar punonjësin me armë zjarri, kërkoi dorëzimin e parave që ndodheshin në arkë.

Nga të dhënat paraprake, ai dyshohet se mori rreth 1.2 milionë lekë të vjetra dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Hetimet kanë zbuluar se i riu kishte mbërritur pranë qendrës tregtare me një motor të vogël pa targa. Pas grabitjes ai u largua fillimisht në këmbë në rrugicat e lagjes “5 Maji”, duke shfrytëzuar lëvizjen në zonë për të shmangur ndjekjen.

Policia arriti ta identifikojë dhe ta kapë autorin pasi siguroi një foto nga momenti i grabitjes, e cila ndihmoi në gjurmimin e tij.

Sipas dyshimeve të para, personi i arrestuar mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse arma e përdorur gjatë grabitjes ishte e vërtetë apo imitim.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në zonë dhe ngritën pika kontrolli për kapjen e autorit, duke bërë të mundur arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.