E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës
Lajme

Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës, në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Torba kishte marrë detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës në prill të këtij viti. Përpara kësaj detyre, ai kishte mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Fierit.

Emërimi i tij si drejtues i Policisë së Tiranës vjen në një periudhë kur në radhët e strukturave të Policisë së Shtetit janë bërë disa lëvizje në nivelet drejtuese.

Ndryshimet nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet. Lëvizje në strukturat drejtuese të Policisë janë raportuar edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.