E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e Rinasit/ Zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj
Lajme

Grabitja e Rinasit/ Zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj

Admir Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Në këtë konkluzion dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore. Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda të cilët po kryejnë hetimet për mega grabitjen në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari. Për këtë, Prokuroria mbetet në pritje të ekspertizës balistike. Për momentin maska që mbante Murataj në koke mbahet në laboratorin kriminalistik.

Ndërkohë, për policët që morën pjesë në aksion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal për vrasje. 10 ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë, duke hedhur dyshime për vrasje me dashje e duke kërkuar hetime për të zbuluar vrasësit e Muratajt./ Burimi A2CNN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.