E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh, banorët të shokuar nga krimi i rëndë
Lajme

Gramsh, banorët të shokuar nga krimi i rëndë

Në fshatin Tervol të Gramshit, familjarët kanë hapur dyert e mortit pas krimit të dyfishtë që tronditi banorët dhe jo vetëm.

Dhjetëra banorë kanë mbërritur në shtëpitë e familjarëve të viktimave, tejet të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

Banorët kanë treguar se mes vëllezërve, Shaqir dhe Xhevit Sinani nuk ka patur konflikte dhe se të dy ishin të qetë në fshat. Nesër pritet të mbërrijnë në Gramsh edhe fëmijët e viktimës Shaqir Sinani.

Si e njihnit Xhevitin, familjen?

I njihnim si njerëz që shihnin punën e vet nuk ishte problematik, kjo që ndodhi ishte shokuese për të gjithë. S’kishte as probleme e konflikte mes njëri tjetrit, jemi tepër të tronditur.

A kanë pasur konflikte të mëparshme, zakonisht krime të tilla ndodhin për shkak të shkaqeve të pronës, motive të tjera të dobëta?

Nuk ka pasur asnjë debat mes tyre, se unë e kam dhe komshi Shqirin, s’ka pasur asgjë se si ndodhi as vetë nuk e di.

A kanë ardhur fëmijët?

Gocat i ka këtu ndërsa fëmijët vijnë nesër në mëngjes, tre çunat i ka në Greqi.

A kishte shfaqur Xheviti probleme të një rëndese psikologjike?

Këto kohë nuk kishte probleme të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.