E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh, infermierja: Autori i krimit mjekohej  për probleme të shëndetit mendor
Lajme

Gramsh, infermierja: Autori i krimit mjekohej për probleme të shëndetit mendor

Dje, Xhevit Sinani në Tervol të Gramshit vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Shkaku thuhet për motive të dobëta, teksa infermierja ka deklaruar për mediat se i moshuari trajtohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor.

“I njoh për familje të mirë, nuk kanë qenë problematikë. Ishin njerëz të rregullt, autori që ka bërë krimin ka qenë nën efektin e mjekimit. Familjarët ishin të kujdesshëm, e mjekonin për problemet mendore. Nuk e di se si arriti deri në këtë pikë. Nuk ka pasur probleme me të vëllain.”, tha ajo.

Familjarë të Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, pasi as ata nuk e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.