Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit
Kryetari në detyrë i Bashkisë Kukës, Granit Gjana është emëruar prefekt i Qarkut të Kukësit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e këshilli të Ministrave dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë. Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.
Granit Gjana emërohet në këtë detyrë pas largimit të Albert Halilajt, që do të kandidojë në siglën e PS në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 24 shtator në Kukës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



