E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/ Arrestohet shqiptari, kishte 14 kg kokainë në kamion
Lajme

Greqi/ Arrestohet shqiptari, kishte 14 kg kokainë në kamion

Gjatë një kontrolli rutinë të policisë greke është sekuestruar më shumë se 14 kilogramë kokainë dhe 287,060 euro në një kamion mallrash. Nga policia mësohet se kamioni drejtohej nga një shtetas shqiptar dhe është ndaluar në zonën e Lykovrysi, Atikë gjatë një kontrolli.


Nga raporti i policisë greke, Seksioni i Drogës kishte informacion në lidhje me importin dhe trafikimin e sasive të konsiderueshme të drogës në vend dhe pas veprimeve të veçanta identifikoi dhe lokalizoi drejtuesin e kamionit, i cili mbërriti në Patras nga Ankona, Itali.

Gjatë kontrollit, brenda kamionit të transportit që i përket një kompanie bullgare u gjetën dhe sekuestruan 13 pako me 14 kg 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular. Gjithashtu, një shumë e madhe parash ishte fshehur me kujdes brenda kabinës së kamionit, raporton CNN Grecce

Rasti u zbulua nga Seksioni i Drogës në Atikë, në bashkëpunim me Rojet Bregdetare të Patras, të mërkurën e kaluar, (23.12.2020) ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet greke në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Interpol, për të identifikuar furnizuesin dhe rrjetin e transportit dhe trafikimi në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.