E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/Greku i detyrohej Topallit 30 mijë euro, nuk ia kthente borxhin dhe e eliminoi
Publik News

Greqi/Greku i detyrohej Topallit 30 mijë euro, nuk ia kthente borxhin dhe e eliminoi

Biznesmeni shqiptar në Greqi Xhani Topalli rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur, ndërsa është gjetur i vdekur.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pas një telefonate të biznesmenit 53-vjeçar që merrej me hotele i cili ka deklaruar se është edhe autori i ngjarjes. Mësohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi pronari i hoteli nuk e kishte paguar shqiptarin për punën që viktima kishte bërë në hotelin e tij.

46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë. Kujtojmë se shqiptari ishte sipërmarrës ndërtimi, ndërsa greku pronar hoteli i detyrohej shqiptarit 30 mijë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.