E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/Policia  në aksion, arreston dhjetëra emigrantë me pasaporta false
Bota

Greqi/Policia në aksion, arreston dhjetëra emigrantë me pasaporta false

Gjatë kësaj jave, policia në Greqi ka arrestuar dhjetëra migrantë për shkak se ata po tentonin që të udhëtonin në vendet të tjera evropiane me pasaporta apo letërnjoftime false.

Në ishullin e Kretës, në total janë kapur 66 persona të cilët kanë tentuar të udhëtonin me dokumente false nëpërmjet aeroporteve Heraklion, Xhania dhe Siteia.

Këta persona kanë tentuar që të udhëtonin me avion nga Greqia për në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ka njoftuar Policia greke.

Migrantët, që kanë pasur dokumente false të udhëtimit, vazhdimisht janë kapur nga autoritetet greke gjatë sezonit turistik të verës.

Kontrabandistët po u shesin migrantëve dokumente të falsifikuara, pasi që “Rruga Ballkanike”, që më herët migrantët përdornin për të arritur në vendet evropiane, është mbyllur, kanë thënë autoritetet greke. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.