GREQI/ Shqiptari e lidhi të dashurën duke e detyruar me dhunë të abortojë fëmijën
Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi dhunoi të dashurën e tij, kur e kuptoi që ishte shtatzënë.
Sipas mediave greke, i riu shqiptar ka marrë partneren në banesën e tij të martën në mbrëmje, e ka lidhur, dhunuar dhe e ka detyruar të marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.
Neës24 raporton së bëhet fjalë për shtetasin Ymer Haxhiaj, ndërsa e dashura e tij e i cila është në spital e dërguar nga vetë ai pasi e detyroi të humbiste fëmijën është identifikuar si Athina Marula.
Mësohet se Haxhiaj ishte me origjinë nga Cekrani i Fierit, ndërsa me të renë prej kohësh kishin një lidhje intime.
Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.
Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



