Greqi/ Shqiptari qëllohet 7 herë me thikë
Një i ri shqiptar mësohet se është goditur 7 herë më thikë në shtetin grek. 30 vjeçari vazhdon të mbetet në gjendje të rënduar shëndetësore por gjithsesi ai refuzon të bashkëpunojë me policinë për kapjen e autorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të ditës së djeshme në zonën e Therissos, Heraklion. Nga policia është mësuar se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe akoma po vazhdon puna për indetefikimin e tij.
I plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe u mor menjëherë me ambulancë për t’u dërguar në spitalin e Venizelios. Atje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë.
Ai nuk pranoi të përmendte asnjë emër për të çuar në zbulimin e agresorit që e qëlloi me thikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



