Greqia në alarm, COVID i merr jetën 63 personave brenda 24 orëve, regjistrohen 2422 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2422 raste të reja me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 63 persona.
Autoritetet greke janë vënë në alarm pasi vala e dytë e COVID ka goditur shtetin fqinj, ndërkohë që 443 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi 78.825 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa prej tyre 1228 kanë humbur jetën.
81.5% e viktimave kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese, ose i përkasin grupmoshës mbi 70 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



