E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia në fushatë tjetër/ Rishpërndahet parlamenti për zgjedhjet e reja
Bota

Greqia në fushatë tjetër/ Rishpërndahet parlamenti për zgjedhjet e reja

As 24 orë nuk kaluan nga betimi i 300 deputetëve të parlamentit grek që dolën nga zgjedhjet e 21 majit dhe me urdhrin presidencial që u afishua mesditën e së hënës në hyrjen e tij, organi ligjvënës i vendit u shpërnda.

Kjo pasi asnjë parti nuk mundi të sigurojë shumicën parlamentare dhe as të krijonte koalicion dhe si rezultat prej mëngjesit të së martës, vendi rihyn në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e reja të 25 qershorit.

Me besimin se do të jenë ata në timonin e qeverisë ,konservatorët po kujdesen që të mbajnë rezultatin e zgjedhjeve të javës së kaluar ku përqendruan 40.79%. të votave, një triumf i vërtetë duke lënë pas me gati 20 pikë partinë më të madhe opozitare Syriza.

“Për herë të parë në periudhën pas rivendosjes së demokracisë, një parti rrit përqindjen e saj dhe numrin absolut të votave, pas katër vitesh në qeverisje. Por kjo fitore e madhe, sot nuk thotë asgjë. Nuk thotë asgjë dhe mbaheni mend këtë që ju them. Kur të hapen kutitë e votimit më 25 qershor, do të jenë sërish bosh.“-shprehet Kyriakos Mitsotakis, lideri i Demokracia e Re.

 Lideri Syrizës Aleksis Tsipras , pas një autokritike të thellë për shkaqet e humbjes, ka filluar me intensitet ndryshimin e strategjisë për zgjedhjet e ardhshme dhe me një grup të ri anëtarësh dhe deputetësh të partisë së tij do përpiqen të promovojnë shumë më mirë programin e kësaj force politike.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë , për këtë vështirësi të madhe. Në të njëjtën kohë, megjithatë, jemi plotësisht të vetëdijshëm se ajo që shumica e popullit grek kërkon janë përgjigjet për problemet e tyre, drejtësia, zbutja e pabarazive.“-tha Aleksis Tsipras.

Në luftë për të rifituar të paktën vendin e dytë, janë edhe socialistët e Pasok-ut. Komunistët dhe partia Zgjidhja Greke do përpiqen të rruajnë përqindjet që kanë,ndërsa tre parti të vogla, dy të majta dhe një e djathtë, përpiqen të sigurojnë 3% të votave , për të hyrë në parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.