E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia refuzon ekstradimin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut
Lajme

Greqia refuzon ekstradimin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut

Gjykata e Lartë greke ka refuzuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin drejt vendit tonë të Bledar Jamebellit.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare, si personi që porositi vrasjen e ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, në prill 2016.

Bledar Jamebelli u arrestua në Greqi në dhjetor 2018, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Jamebelli u shpall në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin datë 12.06.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim. Ende nuk dihen hollësirat e vendimit të gjykatës greke.

Në qershor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorit Henrik Ligori, për ligjërimin e akt marrëveshjes për të dënuar me 10 vite burg Mikel Shallarin, i akuzuar si ekzekutori i komisarit Cuku. Lidhur me krimin, mbetet në arrati Krostaq Leci, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.