E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Pse ka një paketë ndihme për tenderat dhe jo për qytetarët
Lajme

Grida Duma: Pse ka një paketë ndihme për tenderat dhe jo për qytetarët

Pronarët e 8 kompanive që kanë përfituar nga Rindërtimi janë të inkriminuar

Akti normativ për rimbursimin e kompanive të punëve publike, shkaktoi përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë këtë të hënë.

Kryetarja e komisionit Grida Duma, deklaroi gjatë fjalës së saj se 8-të nga kompanitë e rindërtimit kanë pronarë të inkriminuar sips BIRN. Gjithashtu ajo shtroi pyetjen nëse akti normativ parashikon rritje të pagave të punëtorëve apo vetëm kompensim për rritjen e çmimit të kompanive të oligarkëve që fitojnë tendera publikë.

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja deklaroi se akti parashikon vetëm kompensimin e kompanive dhe jo rritje pagash.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Do ketë rritje page për të punësuarit nga ky akt normativ? Ndërkohë sa i përket çështjeve sociale është, pse ka një paketë vetëm për tenderët e rindërtimit dhe jo një paketë rimbursimi për çmimet për qytetarët.

Sipas BIRN 8-të nga kompanitë që kanë përfituar tendera nga prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar.

E dyta pyetje me ligjin e prokurimit të shtetit, prokurohen shumë punë publike, po ata që bëjnë punë të tjera publike preken në konkurrencë. Është marrë miratimi nga Autoriteti i Konkurrencës.

Pa diskutim duam faturën financiare, cilat rriten dhe cilat preken. Duam të dimë ku mbështet ky propozim në cilin nen, pasi është pa mbështetje ligjore. Për cilat pyetje që jeni gati ju nisni

Bejtja: Nuk ka rritje pagash në këtë akt normativ. Kompensohen materialet bazë të kontratave publike

Grida Duma: Nuk ka rritje pagash?

Bejtja: Ne nuk rrisim pagat, akti normativ mbështet rritjen e çmimeve të këtyre materialeve bazë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.