E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma zbulon pse është grua e fortë dhe vendos një bast: Një gjë do ia them Sali Berishës…
Lajme

Grida Duma zbulon pse është grua e fortë dhe vendos një bast: Një gjë do ia them Sali Berishës…

TIRANË – Me një ton të fortë dhe në dukje e revoltuar, nënkryetarja e PD, Grida Duma ka bërë disa deklarata të forta kundër Sali Berishës, gjatë një interviste televizive.

Edhe pse e ka mbrojtur vazhdimisht në qendrimet e tij, Grida Duma doli hapur kundër ish-kryeministrit, i cili ka nisur një betejë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike.

Deputetja demokrate që mbështet Lulzim Bashën, deklaroi se Sali Berisha duhet të kishte reaguar për humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Sipas saj, ish-kryeministri duhej të fliste më 29 prill dhe jo pas datës 9 shtator. Por a e ka bërë një gjë të tilla vetë demokratja?

“Humbi zgjedhjet PD në 26 prill. Aty ishte Berisha, duhet t’i thoshte 5 fjalë, s’kishte nevojë t’i thonte pas datës 9 shtator. Ai është një qënie politike parekselencë. A ka bërë kalkulimet e veta? Patjetër. por mos flasim për demokratizim, se demokratizimi ndodh ka humbur partia, e dal e them do ndërtojmë institucione më të forta demokracisë që krijojnë garën.

E nisi me demokratizimin e partisë pas datës 9, filloi me primare e tani doli që unë do jem kryetari e kryeministri, demokratizim është ky? Në të drejtën e vet ta bëjë sic gjykon ai, por edhe unë jam në të drejtën time, se kam thënë pafund unë nuk i jap këshilla Sali Berishës. Gjithmonë kam thënë s’kam koment, apo s’dua të komentoj, por një gjë do ia them Sali Berishës: Të kesh nevojë të importosh njerëz për t’i kthyer në mercenarë për të goditur PD, është panevojshme, nuk të takon. Duhet të jesh njeriu që ne kemi parë edhe kur të kemi mbrojtur edhe kur të kemi respektuar”, tha Grida Duma në neës24.

Nënkryetarja e PD, zbuloi se pse është grua e fortë dhe e bekuar, ndërsa kërkoi që PD- të mos përçahet.

“Gjithë ngjarja është një. Ku e gjej forcën? Kam boll, jam njeri e bekuar. Ka njerëz që nga klasa e 6 fillore që nuk i kam takuar dhe janë me mua. Unë kam miq në jetë. Kam miq të vërtetë. Nuk janë të përdorur dhe të keqpërdorur. Nuk janë nga ata që keqpërdoren nga politika.

Unë kam një dhimbje për demokratët dhe disa të vërteta duhen thënë sot. I bëj thirrje atyre, “Mos u përçani”, të kujtohen ato që marrin pjesë tek foltorja se në atë salla kemi qenë bashkë, Ju mendoni se nuk janë bërë kompromise? Janë bërë, ka bërë edhe Berisha…Lideri historik ka edhe një detyrë tjetër, ta lërë PD të bëhet e lirë…Njerëzve nuk i duhet folur me ulërimën, apo për ti përdorur në protesta dhe më pas i harrojnë… Basti jetës, nëse gjeni një demokrat që Grida Duma i ka marrë në telefon dhe ka thënë firmos apo mos firmos dhe e them qartë se kam përçmim për ata që i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë firmos. Ky është mëkati i madh që kanë bërë dhe unë nuk jam pjesë e këtij mëkati. Do marr pjesë në bërjen e një partie me vlera perëndimore dhe që di të garojë, jo të një partie që ruan klanet”, tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.