Gruaja e Charlie Kirk:E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim
E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.
“E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.”
Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.”
Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.”
“Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.
Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
“Bota ka nevojë për Turning Point USA,” tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe.”
“Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im,” shtoi ajo. “Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij.”
Erika Kirk tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë,” duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë,” duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
“Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë,” tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit.”
Donald Trump dhe Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk
“Një gjigant i gjeneratës së tij. Një hero amerikan dhe një martir për lirinë. Ai ndryshoi historinë.” Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në ceremoninë e lamtumirës së Charlie Kirk, para 200,000 njerëzve që erdhën nga e gjithë Amerika për të nderuar kujtimin e aktivistit në stadiumin State Farm në Glendale, Arizona, ku ai lindi.
Trump tha se Kirk u vra “sepse tha të vërtetën që kishte në zemër.”
“U vra brutalisht sepse foli për lirinë dhe drejtësinë, për Zotin, për vendin, për arsyen dhe për sensin e përbashkët,” tha Trump.
I përshëndetur nga duartrokitjet në këmbë në stadium, presidenti foli për Charlie-n e tij, njeriun që arriti ta ribashkonte atë edhe me Elon Musk. Presidenti u fotografua në tribuna duke biseduar miqësisht me ish-shokun e tij të parë pas një ndarjeje të dhunshme të shënuar nga sulme dhe kritika. Trump u ngjit në skenë me një ton si të një tubimi, duke folur për më shumë se 40 minuta. Ai kujtoi rolin kyç që aktivisti luajti në fitoren e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe guximin me të cilin foli në universitete.
Ndërkohë Erika Kirk, e veja e aktivistit doli në skenë me duart e ngritura drejt qiellit, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiste. Ajo u zotua të vazhdonte misionin e burrit të saj dhe tha se tha se e fal vrasësin e burrit të saj.
“E fal këtë burrë, këtë të ri. E fal sepse këtë bëri Krishti dhe këtë do të bënte Charlie. Burri im, Charlie, donte të shpëtonte të rinjtë, njësoj si burri që i mori jetën. E fal atë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është gjë tjetër veçse urrejtje”, tha Erica Kirk.
Pothuajse e gjithë administrata Trump doli në skenë për të përkujtuar aktivistin. Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. e krahasoi atë me Jezusin. Sekretari i Shtetit Marco Rubio vlerësoi “ndikimin e tij të madh” përpara se ta quante atë një “vrasje politike”. J.D. Vance e përshkroi “mikun Charlie” si një “martir për besimin” të cilin “ata u përpoqën ta heshtnin”.
Ai ishte Athina dhe Jerusalemi në një person”, domethënë kryeqyteti i arsyes dhe i Zotit. “Ai e donte vendin e tij dhe e deshi aq shumë sa vdiq për të. Tek Charlie Kirk, ne kishim gjetur një udhëheqës”, shtoi ai.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, e përshkroi atë si një “hero që luftoi jo me armë, por me mikrofon”, ndërsa Drejtori i Inteligjencës Kombëtare si një “luftëtar për të vërtetën dhe lirinë”. “Ne do ta përfundojmë punën e tij dhe do të arrijmë fitoren në emrin e tij. Drita do ta mposhtë errësirën: ne do të fitojmë”, tha Stephen Miller, zëvendësshefi i stafit dhe këshilltari i Trump, arkitekti i goditjes së imigracionit, me tone luftarake.
Donald Trump Jr. përdori të njëjtin ton: “Për mua, ai ishte si një vëlla. Ne të gjithë jemi Charlie'”, bërtiti djali i presidentit nga skena. “Nuk do të frikësohemi. Mesazhi ynë i besimit dhe familjes nuk do të heshtë”, shtoi ai.
Ceremonia përfundoi me Trump dhe Erika Kirk të përqafuar në skenë, pasi presidenti brohoriti sloganin e tij ‘lufto, lufto, lufto’, duke i siguruar ata se beteja në emër të Charlie do të vazhdojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


