E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Grupet kriminale në Shkodër do të goditen në të gjitha krahët”
Lajme

“Grupet kriminale në Shkodër do të goditen në të gjitha krahët”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një konference me ministrin e Brendshëm të Çekisë, Jan Hamáček u pyet për ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Shqipëri, siç ishin ato të Shkodrës apo Elbasanit.

Lleshaj tha se: “do të  marrim masa të forta për të thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë për arsye të punës nevojitet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa vijoi: “Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu”.

Pyetje: Përsa i përket situatës së kriminalitetit në vend, faktikisht janë për t’u përshëndetur disa goditje të policisë për sa i përket zbardhjes dhe identifikimit të disa ngjarjeve të tjera, janë dy ngjarje për sa i përket Shkodrës dhe Elbasanit dhe çfarë po bëhet me këto ngjarje dhe a do të vijojë operacioni ‘Forca e Ligjit’, pasi keni pasur edhe ju deklarata të mëparshme me partnerët që ky operacion do të vijojë edhe me kapjen, ose të paktën zbardhjen e ngjarjeve që janë shumë të rënda?

Ministri Lleshaj: Po e filloj nga fundi, sigurisht operacioni “Forca e Ligjit” është në zhvillim të plotë, vazhdon. E vetmja gjë e re që ne pretendojmë të kemi në Operacionin ‘Forca e Ligjit’ është thellimi dhe zgjerimi i tij në pikëpamje gjeografike. Me synim që ky operacion të zhvillohet në mënyrë simultane në të gjithë vendin, duke u fokusuar edhe në ato qarqe ku problematika është më e madhe.

Sa i përket pyetjes suaj që lidhet me ngjarjen kryesisht në Shkodër apo në Elbasan, mund t’ju them dy gjëra: e para, situata e sigurisë në vend është në parametrat e saj më të mirë në histori, në qoftë se u referohemi shifrave dhe treguesve kryesorë që e sintetizojnë gjendjen e sigurisë publike. Në të njëjtën kohë ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik, i cili nuk është në nivelin maksimal dhe ne duhet ta adresojmë dhe do ta adresojmë edhe perceptimin publik, ashtu sikundër do të marrim masa të forta për të vijuar dhe thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale, të cilat ende nuk janë vënë përpara drejtësisë, për arsye të punës që nevojitet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale.

Në Shkodër po merren masa të forta dhe besoj nëse do të afroheni drejt Shkodrës, do t’i shihni masat e mëdha që po merren nga policia por jo vetëm. Ne kemi një qasje të integruar, janë shumë Agjenci që po punojnë fort në Shkodër, pra Agjenci të zbatimit të ligjit, Policia e Shtetit, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, pra po bëhet një qasje shumë e integruar në mënyrë që strukturat ende të mbijetuara të krimit të organizuar në qarkun e Shkodrës, të marrin një goditje nga të gjithë krahët, pra një qasje 360 gradë në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve, të marrë fund njëherë e mirë, në Shkodër, Elbasan, në Vlorë e gjetiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.