E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i PS-së i kallëzon  deputetin e PD Nallbati: Na mbroni nga dhuna e  PD-së
Lajme

Grupi i PS-së i kallëzon deputetin e PD Nallbati: Na mbroni nga dhuna e PD-së

Edhe pse deputeti socialist, Vullnet Sina kishte deklaruar se nuk ka asgjë personale me deputetin demokrat, Bledion Nallbati dhe se e ka falur atë, grupi parlamentar i PS mendon ndryshe.

Duket se Edi Rama i ka urdhëruar ata që të bëjnë një kallëzim penal në SPAK ndaj deputetit opozitar.

Në pamje shihet se Nallbati nuk e goditi Sinën.

Ndërkohë ky veprim vjen në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme të pushtetit ndaj opozitës.

Teksa mazhoranca ankohet për dhunë nga opozita, ajo kontrollon vetë çdo bandë kriminale në vend.

Reagimi i Bledi Çuçit:

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.